Historia, karakteristikat dhe klasifikimi i veshjeve popullore Shqiptare
Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të
fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese të shumë
elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë
njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë
gjatë shekujve.
Klasifikim i pergjithshem
Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.
Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u pervishej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.
Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin se prapthi ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparsen.
Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “simbolikes” ilire, sikurse ndermjet kapuçeve, strukave (shalleve), opingave, etj., dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.
Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjeter, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saj me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të përzgjedhura, si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve shqiptare, një pjesë e tyre sot ndodhet në territorin administrativ të Malit të Zi. Xhubleta përfaqeson veshjen me të hershme në Shqipëri, por njëherësh edhe tipologjinë e veshjes më të vjetër në botë, ende e gjallë në kullën malësore shqiptare. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare që vjen e gjallë deri në ditët tona.
Pjese kryesore e kesaj veshje eshte kemisha e gjate, me menge te
gjata, te gjera ose te ngushta. Ne mes ajo shtrengohej nga nje brez
leshi me ngjyra te ndryshme dhe shoqerohej ne pjesen e perparme nga nje
perparse e leshte ose e pambukte me madhesi e zbukurime qe ndryshonin
nga njera krahine ne tjetren. Ne stinen e veres, ne pjesen e siperme
gruaja e veshur me kete kemishe mbante nje jelek, kurse ne dimer siper
tij shtohej edhe nje mintan me menge te gjata si dhe nje xhoke prej
shajaku. Gjatesia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veeanerisht
nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje,
duke krijuar keshtu vecori te shumta lokale. Kjo veshje qe e perhapur ne
Mirdite, Diber, Mat, Shpat, Cermenike, Dumre, Myzeqe, Berat, Koree,
Kolonje, Gjirokaster, Sarande. etj.
Ndersa varianti i mbajtur ne disa fshatra te krahines se Lumes (Kukes) dhe ai i mbajtur ne Shishtavec (Kukes) shoqerohej me mbathje te gjata, kembezat e te cilave beheshin te gjera dhe prej leshi me ngjyra te ndryshme.
Pavarsisht nga percaktimi i zonave ku jane mbajtur keto tipe veshjesh, ka raste ku ne te njejten krahine apo zone jane mbajtur disa tipe, gje qe lidhet me levizjet e popullsise, marrdhëniet e krushqive etj, etj.
Ne pjesen e siperme vishej nje kemishe e shkurtw me menge te gjera,
jeleku dhe mengorja (ne menyre te varura pas). Ne bel vinin nje brez te
gjere leshi, mbi te dhe nje tjeter prej lekure te zbukuruar mbi te cilin
futeshin e vareshin armet e brezit. Ne stinen e ftohte pjese e kesaj
veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse ne koke vihej nje feste e
bardhe me nje thumb ne mes. Deri ne fillim te shek. XX kjo veshje eshte
mbajtur ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Kosova e deri ne Cameri.
Me pas ajo u kufizua vetem ne fshatrat e Shqipërise se Jugut.
Ndryshe nga veshjet e tjera këto lloj pantallonash kane mjaft ndikim
(ne formën e prerjes) nga e njëjta veshje e përdorur ne vendet
orientale. Ne pjesën e poshtme te kembeve (poshtë gjurit) visheshin
kallce prej shajaku. Ndërsa ne pjesën e sipërme vishej këmisha me mënge
te gjata e shoqëruar me një jelek prej shajaku, i cili mbërthehej ne
pjesën anësore te gjoksit. Ne stine te ftohte, vishej dhe një xhamadan
me mënge qe vareshin ne pjesën e pasme te trupit. Kjo veshje kishte edhe
një pjese tjetër qe dallonte nga krahinat e tjera, është pikërisht
qeleshja e larte ose takija gjysme sferike.
Kjo veshje ka pasur përhapje te kufizuar, kryesisht ne Labëri, Mallakastër, Myzeqe etj. Poturet kane zëvendësuar veshjen me fustanelle aty nga fundi i shek. XIX
Fustanella është veshje që i përket një kohë shumë të vjetër. Dokumentohet, në disa gjetje arkeologjike, të jetë që nga shek IV - III para erës sonë.
Pjese perberese e veshjes popullore me tradite te vjeter dhe shtrirje
mbare shqiptare. Llojet me te thjeshta beheshin prej nje cope te vetme
lekure ne trajte katerkendeshi kendrejte, buzet e se ciles rudheshin me
retra lekure duke u afruar pas kembes e pastaj shtrengoheshin me gjalma
prej leshi. Simbas menyres se si qepej maja, si viheshin rripat e
gjuheza ose si thurej faqja e siperme e opinges e si zbukurohej ajo,
dalloheshin variante te shumta: opinga lope, me retra, me gjuheze,
opinga me perkresa, me tufeza, me xhufka, opinga me prroqe etj. Deshmite
me te hershme arkeologjike per opingat u perkasin shek V-IV para eres
sone dhe tregojne se ato kane qene nje element i kultures ilire, dhe
dalloheshin qarte nga sandalet e tipit klasik greko-romak dhe me vone
nga llaptiet tipike te popujve sllave. Deshmi te mevonshme jane te shek
XVI ne disa vepra te Onufrit. Opinga kane qene perhapur gjithashtu tek
arbereshet e Greqise dhe te Italise.
Në fondet muzeale të Institutit të Kulturës Popullore ruhen një numër
i konsiderueshëm kostumesh popullore, dhe jo thjesht si numër, por
variante të shumta që përfaqësojnë të gjitha tipet e veshjeve popullore
shqiptare. Variante që konsistojnë në veshje ceremoniale, në veshjet e
përditshme, në veshjet sipas grupmoshave, në veshje për fëmijë, vajza,
për gra të një moshe të kaluar. Po, përsëri nevoja e riprodhimit është
domosdoshmëri.
Klasifikim i pergjithshem
Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.
Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u pervishej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.
Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin se prapthi ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparsen.
Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “simbolikes” ilire, sikurse ndermjet kapuçeve, strukave (shalleve), opingave, etj., dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.
Klasifikimi i veshjeve tradicionale per gra
Veshja me Xhublete
E merr këtë emër nga fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njeri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i te cilëve realizohet me gajtane të hollë prej leshi. Xhubleta përbëhet nga disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës, të cilat quhen: grykës, mangë, krahol, etj. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtanë i cili në dialektin lokal quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me këllqe shajaku ose me çorape të gjata, si dhe me opinga lëkure. Veshja me xhubletë në gjysmën e poshtme ka formën e këmbanës dhe në gjysmën e sipërme ngjan me veshjen e kryqtarëve, sikundër dhe mjaft simbole të gdhendura mbi këtë kostum, si koka e demit kretan, forma kryqi, svastike, etj. janë të njohura si të templarëve. Studiuesja e sistemit të simbolikës në veshjet kombëtare shqiptare të Veriut, Luljeta Dano, pohon se misteri i veshjes së zezë, shkëlqen nga të gjitha pikëpamjet, si nga pamja monumentale, nga ndërtimi, teknika e endjes, ornamenteve të qëndisjeve, derdhjes së stolive, etj. duke mos qënë thjesht, një veshje grash, por një institucion i lashtë edukimi nga matriarkat. Misteri i kësaj veshjeje të zezë është më i madh se dija jonë per simboliken qe permban, por sot për sot mund te themi se kane nje pergjigje pyetjet per te.Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjeter, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saj me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të përzgjedhura, si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve shqiptare, një pjesë e tyre sot ndodhet në territorin administrativ të Malit të Zi. Xhubleta përfaqeson veshjen me të hershme në Shqipëri, por njëherësh edhe tipologjinë e veshjes më të vjetër në botë, ende e gjallë në kullën malësore shqiptare. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare që vjen e gjallë deri në ditët tona.
Veshja me kemishe te gjate dhe perparse
Veshja me brekesha
Veshja me dy futa
Edhe kjo veshje perbehej nga nje kemishe e gjate, jelekun apo mitanin, brezi disa ngjyresh, porse shoqerohej edhe me dy futa te gjata (perparje), njera e ngjeshur ne pjesen e perparme dhe tjetra pak me e vogel vendosej prapa. Ne kete variant (te gjata) ishin perparjet (futat) qe mbanin grate e Postrripes (Shkoder) ato te fshatrave Baz, Vinjoll, Karrice etj, te rretjhit te Matit. Ne nje variant tjeter futat kishin forme trapezi dhe ajo qe vihej perpara ishte me e madhe dhe quhej paranik, ndersa e pasmja kishte permasa me te vogla dhe quhej mbrapanik. Ky variant ishte i perhapur ne disa fshatra te rrethit te Pukes, ne Malesine e Gjakoves (rrethi Tropoje), ne disa fshatra te rrethit te Hasit, si dhe ne disa fshatra te Rrafshit te Dukagjinit (Kosove). Futat kishin forme katerkendeshi, gjithashtu edhe ne keto krahina ajo qe vihej perpara ishte me e madhe se e pasmja. Si ne variantin e dyte edhe ne te tretin, ato prej leshi pelqeheshin ne ngjyra te erreta (te zeze, kafe ose vishnje).Veshje me mbeshtjellese
Pjese kryesore ne kete tip veshje eshte nje lloj fundi i gjere, me pala te vogla. Nen te vishej nje kemishe e ngushte, kurse ne pjesen e siperme vishej jeleku dhe nje si fanelle me menge te ngushta. Ne fshatrat e krahines se Zadrimes mbahej nje variant mbeshtjellese palat e se ciles vendoseshin vetem ne pjesen e pasme te trupit. Zakonisht ajo kishte ngjyre te zeze. Ne disa fshatra te Pukes dhe te Malesise se Gjakoves, mbeshjellsa, e cila zakonisht kishte ngjyre vishnje ose te gjelber dhe me rralle ngjyre vjollce, kishte nje pamje mjaft elegante dhe shoqerohej me corape te leshta te zbukuruar me disa motive disa ngjyreshe.Ndersa varianti i mbajtur ne disa fshatra te krahines se Lumes (Kukes) dhe ai i mbajtur ne Shishtavec (Kukes) shoqerohej me mbathje te gjata, kembezat e te cilave beheshin te gjera dhe prej leshi me ngjyra te ndryshme.
Veshja me dimiq
Emertimi i ketij tipi percaktohet nga nje lloj pantallonash shume te gjera dhe me ngjyre te zeze. Ne pjesen e siperme te trupit grate e veshura me brekesha vishnin kemishe te shkurter, jelek ose mitan. Ne kembe mbathnin corape leshi me shume ngjyra. Gjithnje mbi brekesha ne pjesen e perparme vishej edhe nje perparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyreshe. Ndersa ne koke mbanin shamia shume ngjyreshe te lidhura nen gushe, pa i palosur ne forme trekendeshi. Ne fakt kjo veshje eshte futur ne perdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati perdorim te kufizuar, kryesisht ne disa fshatra te Malesise se Tiranes, ne Martanesh, ne Polis, Berzeshte, Gur i Bardhe etj.Pavarsisht nga percaktimi i zonave ku jane mbajtur keto tipe veshjesh, ka raste ku ne te njejten krahine apo zone jane mbajtur disa tipe, gje qe lidhet me levizjet e popullsise, marrdhëniet e krushqive etj, etj.
Veshjet per burra
Një veshjet tradicional shqiptarë nga rajoni i Labërisë
Veshja me fustanelle
Edhe kjo veshje burrash kete emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhe, i bere me pelhure pambuku dhe me shume rrudha. Nen kete fund mbatheshin te mbathura te gjata, mbi te cilat nga nyje e kembes e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne disa raste keto zgjateshin deri ne rreze te kofsheve, prandaj dhe quhen kofshare.
Veshja me fustanelle
Veshja me kemishe te gjate e dollame (ose cibun)
Pjeset me te rendesishme te kesaj veshje per burra jane; kemisha e me ngjyre te bardhe si dhe dollama ose cibuni i gjate prej shajaku. Ne stinen e veres ne vend te dollames vishej nje lloj xhamadani prej shajaku. Nen kemishe visheshin mbathje te gjata te shoqeruara me kelleinje. Dollama apo cibuni paraqitet me disa ndryshime ne zona te ndryshme. Diku ishte e gjate deri mbi gju, diku tjeter deri ne pulpet e kembes. Diku me ngjyre te bardhe dhe e zbukuruar me gajtane te zinj, e diku me ngjyre te zeze. Kjo veshje eshte perdorur ne Mirdite, Mat, ne Diber, ne Malesi te Madhe, ne Korce, Kolonje,Gjirokaster etj. Mbas Luftes II Boterore ky tip veshje u zevendesua me veshjen me tire. Dollama vazhdoi te mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tire ose perdoret ne raste kuvendesh.Veshja me tirq
Elementi me tipik i kesaj veshje jane tirqit te cilet kane formen e pantollonave te ngushta prej shajaku (me te shumten e rasteve te bardhe dhe me rralle te zi ose te murme). Pergjithesishte ato lidhen poshte belit (ne kerdhokell) shoqeruar edhe me nje brez te lesht me vija disangjyreshe. Ne pjesen e siperrme vishej nje kemishe me menge te gjata, jelek pa menge dhe xhamadan me menge te gjata, te dy prej shajaku. Ne stine te ftohta mbi xhamadan vishej edhe nje xhakete me menge te shkurta dhe me jake marinari (prej shajaku me ngjyre te zeze) e quajtur diku xhurdi, diku tjeter kaporane ose herke . Tirqit zakonisht jane mbajtur ne Shqipërine Veriore, ne Kosove dhe ne Shqipërine Verilindore, duke arritur deri ne rrethin e Beratit.Veshja me Brekushe (Citjane)
Emertimi i kesaj lloj veshjeje lidhet me pjesen e poshtme te saj, e cila ka formen e pantollonave te gjera, te bera me lesh ose pambuk te endura ne tezgjah shtepiak. Ato ishin gjithmone te gjata deri ne nyjen e kembes si dhe shoqeroheshin me nje brez te gjere leshi me ngjyre te kuqe ne vishnje. Ne pjesën e sipërme te trupit vishej këmishe me mënge te gjata dhe te ngushta. Ne stinët e ftohta pervec jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe xhubleta me xhufka (një lloj xhakete me dy pale menge). Kjo veshje është perdorur ne fshatrat e Zadrimes (ne stine te ngrohta) ne Shqipërinë e Mesme dhe disa fshatra te Matit, Martaneshit, Mirdites, Librazhdit, eermenikes etj.Veshje me poture
Poturet kane formën e pantallonave te gjera e te gjata deri ne gju.
Veshje me tirq
Kjo veshje ka pasur përhapje te kufizuar, kryesisht ne Labëri, Mallakastër, Myzeqe etj. Poturet kane zëvendësuar veshjen me fustanelle aty nga fundi i shek. XIX
Fustanella
Veshje popullore burrash ne vise te ndryshme, në JUG dhe VERI. Fustanella ka trajtën e një fundi të gjerë, me shumë kinde (pala) në formë trapezi, të qepura së bashku e të mbledhura me rrudha të dendura tek beli. Copa ishte pëlhure shtëpiake e bardhë prej pambuku e liri. Kostumi me fustanelle përbëhet nga këmisha, fustanella, tirqit/kalcet, brezi, jeleku dhe xhamadani. Luftëtar te ndryshëm kanë veshur edhe fustanelle të murme dhe të zeza.Ti Nuk Je OTR BitchFustanella është veshje që i përket një kohë shumë të vjetër. Dokumentohet, në disa gjetje arkeologjike, të jetë që nga shek IV - III para erës sonë.
Xhubleta
Veshje tipike e grave ne Shqipërine Veriore, mbi lumin Drin, Nikaj-Merturi e Rugova, Malesi e Madhe dhe shqiptar te Malit te Zi. Ne zonen e nen Shkodres deri ne Breg te Matit ku malsoret e Malsise se Madhe kane zbritur. Xhubleta eshte nje fund ne trajte kembane, qe vjen i valezuar perfundi, sidomos ne pjesen e mbrapme Perbehej nga nje numer i madh copash e rripash te ngushte shajaku, qepur horizontalisht dhe te nderthurur me breza gajtanesh. Mbahet e varur ne supe me dy rripa te gjere. Ne shek. XVIII, xhubleta perbehej nga shume ngjyra, por ato qe na kane mberritur ne ditet e sotme jane: te zeza per grate dhe bardh e zi per vajzat. Pjese te tjera te kostumit me xhublete jane: kraholine, xhoka, kerdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta eshte me prejardhje te lashte. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura ne Bosnje, por edhe ne vise te tjera te mesdheut, qe i perkasin mijevjecarit te dyte para eres sone dhe lidhen me qyteterimet e vjetera mesdhetare. Xhubleta e Malesise eshte trashegimi e qarte e prejardhjes ilire te kultures tone qe malsoret e percollen deri ne vitet 1950 -1960, pra perben nje nga elementet identifikues te veshjes popullore shqiptare, nepermjet motiveve, ku emblema per te gjitha eshte shqiponja. Xhubleta permban nje seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fene katolike, besimin te zoti ,dashurine dhe thekson bukurine e femres malsore.Opingat
Dicka me shume per "kepucet me apo pa xhufka"
Opinga
Guna
Veshje dimri, ne forme manteli te gjere prej leshi, me menge dekorative (qe nuk visheshin) dhe me kapuç per koken. Njihej me disa emra: gune çile (e dhirte) per barinjte, gune larë ose laroshe, tallagane, tamare etj. Te ngjashme nga funksioni dhe nga materiali, por ne forme pelerine, ishin disa veshje te tjera dimri qe perdoreshin ne zona te ndryshme te vendit si: bërruci e sharku ne Laberi, japanxha e bardhe e burrave ne Kosove, tallagani i grave ne Malesine e Madhe etjRiprodhimi është domosdoshmëria
Xhubleta shqiptare
Comments
Post a Comment